Dy ndeshje pezullim, mund të nënkuptonin fundin e karrierës për Taulant Xhakën, shkruan gazeta e madhe zvicerane “Blick” të martën.
Liga Zvicerane e Futbollit, të hënën, nisi procedurë disiplinore ndaj Xhakës 34-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoXhaka ka bërë veprime të pahijshme gjatë festës së Baselit të dielën mbrëma. Baseli festoi titullin e 21-të të Zvicrës, ndërsa Xhaka ndezi një mjet piroteknik dhe bëri thirrje fyese drejtuar klubeve të Zurichut.
“Nëse Xhaka pezullohet nga SFL për dy ndeshje, ai do të humbë ndeshjen e tij përshëndetëse”, shkruan gazeta zvicerane.
Trajneri Fabio Celestini nuk dëshiron të flasë në detaje për këtë temë.
“Aktualisht, fokusi im është te ndeshjet kundër Lausanne dhe Young Boys. Pastaj do të shohim se çfarë ndodhë”, tha trajneri i Baselit për Xhakën. “Por Sigurisht që Taulanti meriton mundësinë më të mirë për t’i dhënë fund karrierës së tij”.
Xhaka 34-vjeçar në fund të edicionit do të pensionohet nga futbolli.