Futboll

Xhaka më i miri në Evropë në një element të rëndësishëm të lojës

xhaka

Ndikimi i Granit Xhakës te Sunderlandi është shumë i madh. Ai ka kohë që vlerësohet transferimi më i mirë i këtij edicioni në Premier League.

Pos në organizim të lojës, Xhaka shquhet edhe për aftësitë defanzive. Madje është i vetmi lojtar në pesë ligat evropiane që ka mbi 100 veprime të suksesshme në ndalimin e pasimit të kundërshtarit.

Xhaka ka ndalur 103 pasime të kundërshtarëve dhe është i vetmi në ligat e mëdha që ka kaluar shifrën 100 në këtë edicion. Këtë statistikë interesante të Xhakës e ka paraqitur të hënën Sunderlandi. Ky element ka të bëjë me marrjen e topit nga kundërshtari, duke e lexuar si duhet lojën e tij.