Ish-mesfushori i Baselit, Taulant Xhaka, duhet të paguajë një gjobë të madhe për përdorimin e një mjeti piroteknik gjatë festës së skuadrës.
Baseli festoi titullin e 21-të të Zvicrës, ndërsa Xhaka kishte ndezur një mjet pirotenik. Sipas mediumeve në Zvicrës, 34-vjeçari u gjobit me kusht, në shumën prej 75 mijë franga zvicerane.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi duhet të paguajë gjithashtu një gjobë të menjëhershme prej 15 mijë frangash për shkelje të ligjit për eksplozivë.
“Legjenda e Baselit, tashmë në pension, u dënua me 30 gjoba ditore prej 2.510 frangash zvicerane, por me kusht. Kjo do të thotë që nëse Xhaka kryen një shkelje tjetër brenda tre viteve të ardhshme, e gjithë gjoba prej afërsisht 75 mijë frangash zvicerane do të duhet të paguhet. Përndryshe, ajo do të hiqet”, shkruan “Blick” të martën.
Xhaka ka nisur punën si trajner pas pensionimit nga futbolli. Ai është trajner i klubit FC Dardania Basel, që garon në kategorinë e katërt të futbollit zviceran.