Granit Xhaka është shpallur futbollisti më i mirë i vitit te Përfaqësuesja e Zvicrës, për herë të katërt rresht.
Xherdan Shaqiri ndërkohë e ka fituar çmimin e lojtarit më të mirë të Superligës së Zvicrës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë dyja këto çmime ishin për vitin 2025. Dhe u takuan futbollistëve shqiptarë.
Xhaka vazhdon të jetë kapiten dhe lider i Zvicrës, ndërsa po shkëlqen tani edhe te Sunderlandi në Premier League.
Shaqiri u pensionua nga përfaqësuesja "helvetike" pas përfundimit të Evropianit 2024, por vitin e kaluar e pati të jashtëzakonshëm te Baseli.
Çmim të premten fitoi edhe Valon Fazliu. Fazliu u shpall më i miri i kategorisë së dytë të Zvicrës.
Geraldine Reuteler e siguroi çmimin te futbollistet për vitin e dytë rresht.
Federata e Futbollit e Zvicrës njoftoi të premten për këto çmime. Ceremonia është dashur të mbahej më 12 janar, por për shkak të fatkeqësisë së 1 janarit në Crans-Montana, fituesve iu dhanë çmimet personalisht.
Xhaka shpallet më i miri në përfaqësuese për të katërtën herë radhazi.
“Si kapiten, 33-vjeçari e udhëhoqi Zvicrën në paraqitjen e gjashtë rresht në Kupë të Botës. Ai ka shfaqur kualitetet e liderit edhe në nivel klubesh. Pasi u kthye në Premier League nga Bayer Leverkuseni, menjëherë e mori shiritin e kapitenit te skuadra e promovuar, Sunderland”, ka shkruar “Bluewin” të premten.
Mediumi zviceran ka shkruar edhe për Shaqirin.
“Xherdan Shaqiri i dha formë Superligës në vitin 2025 me inteligjencën e jashtëzakonshme në ndeshje dhe me kualitetin e jashtëzakonshëm me këmbën e majtë. I kthyer te Baseli, ish-reprezentuesi e gjeti formën e dikurshme: vendimtar në gola, pasime brilante – 13 gola dhe 13 asistime në vetëm 20 ndeshje të ligës në pranverë – me stil të liderit që e udhëhoqi ekipin drejt titullit. Si forcë shtytëse e Baselit, lojtari më i mirë i Superligës vazhdimisht shfaqi se është prej lojtarëve më me ndikim në futbollin zviceran në gjeneratën e tij”, ka shkruar “Bluewin”.
Fazliu sipas “Bluewin”, ka qenë njëri prej lojtarëve më të rrezikshëm dhe me formën më impresive në “Challenge League” dhe e ka fituar këtë çmim për herën e dytë rresht.
“Punëtor i palodhur dhe shumë efikas, i rrezikshëm para portës, ai e udhëhoqi Aaraun me shpërthimin dhe guximin në momentet vendimtare”.
Federata e Futbollit e Zvicrës ka ndarë edhe disa çmime tjera.