Trajneri i Zurichut, Ricardo Moniz, e ka diskutuar ndeshjen e parafundit në kampionatin zviceran dhe të ardhmen e tij në konferencën për shtyp.
60-vjeçari ka folur edhe për veprimet e Taulant Xhakës dhe fyerjet që i ka bërë ai ndaj Zurichut, pasi Baseli e fitoi titullin në fundjavën e kaluar.
Është dënimi i tretë që e merr mesfushori i Baselit.
“Ai është futbollist, model për fëmijët. Ai nuk e kupton punën e tij. Ai do të duhej të jepte shembull nëpërmjet lojës dhe kualiteteve të tij, por nuk e ka bërë. Baseli e ka fituar titullin me meritë dhe së fundmi na mposhti. Xhaka duhet të marrë shembull nga Shaqiri. Ai ka më shumë klas. Baseli na ka kërkuar falje”, ka deklaruar trajneri Moniz.
Zurichu ndeshjen e fundit e luan sot nga ora 18:00, në udhëtim te St. Galleni.