Florian Wirtz nuk do të mund të japë kontribut për kampionin në fuqi të Premier Leagues, Liverpoolin, për kohë të pacaktuar.
Wirtzi i Gjermanisë u kthye në Angli me lëndim muskulor, pas ndeshjeve kualifikuese të Botërorit 2026 dhe nuk do të luajë ndaj Nottingham Forestit të shtunën. Lajmi është konfirmuar nga trajneri Arne Slot të premten në konferencë për shtyp.
Wirtzi ishte titullar te Gjermania në fitoret 2:0 ndaj Luksemburgut dhe 6:0 ndaj Sllovakisë. Ndaj sllovakëve, kundërshtarëve të Kosovës në gjysmëfinale të plejofit në muajin mars, Wirtzi pati dy asistime. Edhe Jeremie Frimpong do të jetë jashtë fushës për të paktën dy apo tri javë.
Lajmi i mirë te Liverpooli është kthimi i portierit Alisson Becker, që nuk ka luajtur prej muajit tetor.