Ylli i Bayer Leverkusenit, Florian Wirtz, ka thënë se do të dëshironte të luante në ndonjë klub tjetër nëse i jepet mundësia.
“Do të largohem padyshim nga zona e rehatisë në një moment dhe të përjetoj diçka të re”, ka thënë Wirtz në një intervistë dhënë për “Sports Illustrated” të enjten.
22-vjeçari ka kontratë me Leverkusenin deri në vitin 2027, por mund të largohet në drejtim të Bayern Munichut, Manchester Cityt apo Real Madridit.
Te skuadra madrilene mund të kalojë edhe trajneri i Bayer Leverkusenit, Xabi Alonso, që pritet ta zëvendësojë Carlo Ancelottin.
Wirtzi ishte 16-vjeçar kur iu bashkua Leverkusenit nga Kolni në janar të vitit 2020. Gjashtë muaj më vonë u bë golashënuesi më i ri që shënon në Bundesligë, me 17 vjet e 34 ditë. Më vonë ky rekord u thye nga Youssoufa Moukoko i Dortmundit.
Wirtzi ka realizuar 10 gola dhe ka kontribuuar me 12 asistime në edicionin aktual të Bundesligës.
Ai i ka gjashtë gola në 29 ndeshje me Gjermaninë.