Futboll

Wirtz në bisedime me Cityn

Florian Wirtz

Disa ditë më parë, mediume të ndryshme raportuan se Florian Wirtz kishte vendosur t’i bashkohet Bayernit. Megjithatë, situata duket se është krejtësisht ndryshe. 

Lojtari i Bayer Leverkusenit është në bisedime me Manchester Cityn, shkruan të martën “Kicker”.

“Anglezët mund ta përballonin kërkesën e Leverkusenit. Për lirimin e Wirtzit, Leverkuseni kërkon 150 milionë euro”, shkruan “Kicker”.

Edhe “Bild” po ashtu ka bërë të ditur të martën se Wirtz mund t’i bashkohet Cityt në verë.
22-vjeçari i Gjermanisë me Leverkusenin ka kontratë deri në vitin 2027.