Futboll

West Hami e ndal Man. Unitedin në barazim në “Old Trafford”

Man United

West Ham Unitedi ka marrë një pikë në udhëtimin e vështirë te Manchester Unitedi në “Old Trafford”. 

Unitedi dhe West Hami barazuan të enjten mbrëma 1:1 në ndeshjen e xhiros së 14-të. 

“Djajtë e kuq” ishin në epërsi prej minutës së 59-të kur shënoi Diogo Dalot. 

Por, goli i francezit Soungoutou Magassa në minutën e 84-t, e vendosi sfidën. 

Unitedi mbetet me 22 pikë në vendin e tetë. Nga 22 pikë kanë edhe Brightoni i shtati dhe Liverpooli i nënti. 

West Hami ka 12 pikë në vendin e 18-të, pozitë që dërgon në kategorinë e dytë të futbollit anglez.