Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vojvoda mund të përfundojë tek Interi

vojvoda

Mërgim Vojvoda

Trajneri i Interit, Cristian Chivu, e ka Mërgim Vojvodën e Kosovës prej lojtarëve më të pëlqyer.

Ai synon që mbrojtësin e krahut të djathtë ta ketë në radhët e veta tek Interi në edicionin e ardhshëm.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vojvoda është pjesë e Comos dhe vlerësohet për paraqitjet e mira. Kjo ka bërë që 31-vjeçari të shihet si zëvendësues i Denzel Dumfriesit, që ka pasur shumë lëndime së fundmi.

“Bolognasportneës.it” ka raportuar se Vojvoda, i cili ka kontratë deri në vitin 2028, mund të transferohet tek Interi për 5 milionë euro.

Vojvoda në 25 ndeshjet e para të sezonit e ka një gol të shënuar e tri asistime.