Reprezentuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, me Comon edhe zyrtarisht e kanë siguruar mbijetesën në Serie A, katër xhiro para përfundimit të kampionatit.
Skuadrës së Comos i ka mjaftuar goli i Gabriel Strefezzas që ta mposhtë Genoan.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoComo të dielën fitoi 1:0 ndaj Genoas në shtëpi në ndeshjen që i takoi javës së 34-t të elitës së futbollit italian.
Golin e fitores për vendësit e realizoi mesfushori brazilian, Strefezza, në minutën e 59-të.
Për skuadrën e Cesc Fabregasit ishte fitorja e katërt rresht.
Vojvoda te Como e kompletoi ndeshjen.
30-vjeçari Vojvoda te Como u transferua në afatin kalimtar të janarit nga Torino për dy milionë euro. Deri më tani ka shtatë paraqitje dhe ka kontribuar me një gol dhe dy asistime.