Futboll

Vojvoda me Comon e mposhtin Juventusin

Mërgim Vojvoda

Mërgim Vojvoda me Comon kanë shënuar fitore të rëndësishme të dielën ndaj Juventusit.

Como fitoi 2:0 në shtëpi në kuadër të javës së shtatë të Serie A.

Mesfushori nga Argjentina, Nico Paz, ishte prej më meritorëve që Como arriti t’i arkëtoj pikët e plota.

Paz asistoi te goli i parë në minutën e katërt të cilin e realizoi Marc Oliver Kempf.

Mesfushori 21-vjeçar pas asistimit e shënoi edhe golin e fundit në minutën e 79-të.

Reprezentuesi i Kosovës, Vojvoda, e kompletoi ndeshjen te Como.

“Zonjës së Vjetër” i mungoi sulmuesi Edon Zhegrova për shkak të lëndimit.

Como është e pamposhtur në gjashtë ndeshjet e fundit. Ka tri fitore dhe tri barazime.

Për Juven ishte disfata e parë pas pesë barazimeve radhazi.

Como dhe Juve kanë nga 12 pikë dhe janë në pjesën e epërme të tabelës.