Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, u komentua shumë në Itali për festën që bëri me trajnerin e Comos, Cesc Fabregas, pas golit të shënuar në fitoren 2:0 ndaj Juventusit.
Vojvoda pas golit vrapoi për ta përqafuar trajnerin spanjoll të Comos.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVojvoda u shpall lojtari i ndeshjes kundër Juventusit, ndërsa të martën komentoi raportin që ka me trajnerin Fabregas.
“E falënderoj shumë për atë që ka bërë për mua. Është diçka që doja ta bëja për ta falënderuar”, ka thënë Vojvoda.
Ai udhëhoqi lojën e Comos në fitoren ndaj Juventusit. Pati disa ndërhyrje të sakta dhe lojë të mirë në fazën ofensive. Por në sy ra shumë momenti i festës.
“Gjithçka ishte shumë e bukur. Ai është i gëzuar dhe kur ke një lojtar të tillë si trajner, është gjithmonë shumë e rëndësishme”, ka thënë Fabregas.
Në shumë media të Italisë është vlerësuar paraqitja e Vojvodës ndaj Juventusit.