Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vladi shënon gol në fitoren e Luganos

Shkëlqim Vladi

Sulmuesi Shkëlqim Vladi ka kontribuuar me gol në fitoren 2:0 të Luganos ndaj Yverdonit.

Ndeshja e së martës mbrëma i takoi xhiros së 30-të të Superligës së Zvicrës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vladi në lojë hyri në minutën e 78-të, kurse realizoi për 2:0 në minutën e 78-të.

24-vjeçari ditë më parë u kthye nga një lëndim që e mbajti jashtë në katër ndeshjet e kaluara. Ai nuk kishte shënuar që nga 1 shkurti. Këtë edicion i ka katër gola e dy asistime në 18 paraqitje.

Te Lugano startuan Amir Shaipi, Albian Hajdari e Uran Bislimi.

Lugano është e katërta me 48 pikë. E vazhdon garën për titull, por ka mbetur pak prapa.