Sulmuesi Shkëlqim Vladi e ka shënuar golin e parë këtë edicion në elitën e futbollit zviceran.
Vladi që paraqitet për skuadrën e St. Gallenit regjistroi një gol në fitoren e thellë 5:0 ndaj Grasshoppersit.
Ndeshja e cila u zhvillua të shtunën i takoi javë së dhjetë.
Vladi në lojë u inkuadrua në minutën e 60-të, kurse shënoi për 4:0 në minutën e 72-të.
25-vjeçari Vladi te St. Galleni u huazua në verë nga Lugano deri në përfundimin e edicionit 2025/26.
Ndeshjen te St. Galleni e kompletoi Behar Neziri. Ndërkohë te Grasshoppersi në bankën e rezervistëve ishin Leart Kabashi dhe Samuel Krasniqi.
St. Galleni ka 21 pikë dhe e zë vendin e dytë. Grasshoppersi është në pozitën e dhjetë me nëntë pikë.