Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Vitesse forcohet me mbrojtësin Valon Zumberi

Valon Zumberi

Vitesse është përforcuar me 22-vjeçarin Valon Zumberi. Qendërmbrojtësi i është bashkuar skuadrës holandeze si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Hamburgun. Ai me Vitessen ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2027, me opsion edhe për një vit tjetër. Zumberi është përforcimi i parë i kësaj vere për Vitessen.

“Është fantastike të jem këtu. Jam krenar që kam nënshkruar për një klub të shkëlqyer dhe mezi pres fillimin e sezonit”, ka thënë Zumberi për faqen e klubit holandez.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Zumberi është zhvilluar si futbollist te Hamburgu, ndërsa për një periudhë ishte huazuar edhe te Schaffhauseni në Zvicër. 

Ai ka luajtur 18 ndeshje për Kosovën U21. Ka luajtur edhe për gjeneratat tjera të reja të Kosovës.