Futboll

Vdiq Agim Zymi, ish-futbollisti i Prishtinës

Agim Zymi

Agim Zymi 1950-2026

Ka vdekur Agim Zymi, ish-futbollisti i gjeneratës së Prishtinës në vitet e 70-ta.

Zymi ka qenë prej lojtarëve që u dalluan te Prishtina, e cila atëbotë luante në Ligën e Dytë të Ish-Jugosllavisë.

KF Prishtina 1976/77

“Sot papritmas ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare axha, Agimi. Veteran i futbollit, ish lojtar i KF Prishtina, dhe ndër mishtarët më të vjetër në Prishtinë. Allahu e shpërbleftë me xhenet. Varrimi bëhet ditën e enjte, me 15 janar në ora 13:00 ne varrezat e qytetit në Arbëri”, ka njoftuar familjari i tij Blend Zymi.