Futboll

Vazquezi firmos me Bayer Leverkusenin

Lucas Vazquez te Bayer Leverkuseni

Mbrojtësi spanjoll, Lucas Vazquez, ka vendosur për skuadrën e re pas ndarjes me Real Madridin.

34-vjeçari firmosi me nënkampionin e Gjermanisë, Bayer Leverkusenin. Vazquezi ka firmosur të martën kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2027. Ai luajti për Real Madridin që nga viti 2007 dhe ishte prej legjendave të klubit mbretëror spanjoll. Në ekipin e parë të Madridit ishte për një dekadë. Por këtë verë lojtari i krahut të djathtë vendosi të largohet dhe tani karrierën e vazhdon në Gjermani.

“Me Lucas Vazquezin kemi angazhuar një lojtar me përvojë të jashtëzakonishme, që ka fituar çdo gjë që mund të fitophet me Real Madridin në dekadën e kaluar”, ka thënë drejtori sportiv i Bayer Leverkusenit, Simon Rolfes. 

“Po shikoj para që ta vazhdoj karrierën në Bayer Leverkusen. Është klub për të cilin Xabi Alonso dhe bashkëlojtari im shumëvjeçar, Dani Carvajal më kanë folur shumë sa isha në Madrid”, ka thënë Vazquez.