Pasi arriti fundjavën e kaluar kuotën e 500 golave në karrierë, Harry Kane, ka vazhduar me formën e jashtëzakonshme. Sulmuesi anglez shkëlqeu sërish të shtunën duke realizuar dy gola në fitoren e Bayern Munchenit.
Bayerni nuk ka hasur në telashe për ta mposhtur në shtëpi Eintracht Frankfurtin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë shtunën pasdite gjiganti bavarez fitoi 3:2, në takimin e vlefshëm për xhiron e 23-të të Bundesligës gjermane.
Aleksandar Pavloviq e hapi serinë e golave në minutën e 16-të.
Katër minuta më pas, Harry Kane, shënoi për 2:0. Kapiteni i Anglisë, Kane, e shënoi edhe golin e tretë në minutën e 68-të.
32-vjeçari Kane në 36 ndeshjet e zhvilluara në të gjitha garat ka shënuar 43 gola dhe ka bërë pesë asistime.
Ndërsa golin e parë për Frankfurtin e shënoi Jonathan Burkardt në minutën e 77-të nga penalltia. Nëntë minuta më pas, Arnaud Kalimuendo, e realizoi golin e dytë për mysafirët por në fund fitorja nuk iu rrezikua vendësve.
Për Bayernin ishte fitorja e katërt radhazi në të gjitha garat.
Bayerni vazhdon të jetë lider me 60 pikë. Është në hapa të mirë për ta fituar sërish titullin e kampionit.
Ndërkohë Frankfurti ka 31 pikë dhe e zë vendin e shtatë.