Mediumi argjentinas i sportit “TNT Sports” ka raportuar të premten se superylli Lionel Messi 37-vjeçar, pritet të kthehet te Barcelona pas Kupës së Botës që do të organizohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.
Kontrata e tij me klubin e ligës MLS, Inter Miami, skadon në fund të muajit dhjetor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSpekulimet për rikthimin e Messit te Barcelona kanë nisur para një muaji.
Sipas gazetarit Alex Candal, i cili kishte deklaruar se Messi do t’i bashkohej Inter Miamit, Messi tani do të kthehet sërish te Barcelona.
Sipas tij, Messi nuk do ta mbyll karrierën pa luajtur në stadiumin e ri “Camp Nou”, që pritet të kompletohet në vitin 2026.