Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Valverde e pret Williamsin në stërvitje

Nico Williams

Trajneri i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde, dëshiron që sulmuesi Nico Williams t’i bashkohet skuadrës në kampin stërvitor. 

“Ne e dëshirojmë kthimin e Nicos në stërvitje. Ai është i lumtur me ne dhe ne jemi me të. Unë jam plotësisht i qetë dhe dua që Nico të jetë gjithashtu i qetë. Ai është lojtar i madh. Ne jemi duke llogaritur që ai të kthehet në stërvitje”, u shpreh Valverde. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Të hënën “Mundo Deportivo” ka raportuar se skuadra e Barcelonës është afër marrëveshjes me Bilbaon për transferimin e Williamsit.

22-vjeçari me përfaqësuesen e Spanjës doli triumfuese në Kampionatin Evropian “Gjermania 2024”. 

Williams ishte prej futbollistëve kryesorë që e ndihmoi Spanjën që ta fitonte për herë të katërt Kampionatin Evropian. 

Williamsi kontribuoi me dy gola të realizuar dhe bëri një asistim. Ai ka kontratë me Bilbaon deri në vitin 2027, por Barcelona po insiston për transferim.