Mbrojtësi kosovar i St. Gallenit, Albert Vallçi ka shënuar një gol në ndeshjen kundër Baselit të dielën. Vallçi shënoi golin e epërsisë 1:0 të St. Gallenit. Ai realizoi në minutën e 38-të, ndërsa Baseli barazoi rezultatin 1:1 me golin e Anton Kade në minutën e 85-të.
Ndeshja e javës së 17-të përfundoi baras, 1:1. Vallçi ishte ndër më të mirët te St. Galleni. Për St. Gallenin nga minuta e 61-të luajti edhe Bastien Toma, kurse Betim Fazliji qëndroi në bankën e rezervistëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër Baselin deri në fund të takimit luajtën Xherdan Shaqrii dhe Leon Avdullahu. Në minutën e 62-të u inkuadrua Albian Ajeti.
Baseli është në vendin e dytë me 30 pikë, një më pak se Lugano që është në vendin e parë. Në vendin e tretë është Servette me 29 pikë. St. Galleni zë vendin e tetë me 22 pikë.