Qendërmbrojtësi Albert Vallçi ka kontribuar me një asistim në fitoren e St. Gallenit.
St. Galleni të shtunën mbrëma e mposhti Zurichun me rezultatin 3:2 në kuadër të xhiros së parafundit në Superligën e Zvicrës në futboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVallçi asistoi te goli i epërsisë të cilin e realizoi mesfushori gjerman, Lukas Daschner, në minutën e tetë. Ai e kompletoi ndeshjen dhe ishte prej më të mirëve te skuadra e tij.
Bashkëlojtari i Vallçit, Bastien Toma, në lojë u inkuadrua në minutën e 69-të.
Te Zurichu ndeshjen e kompletoi Lindrit Kamberi kurse Bledian Krasniqi u paraqit deri në minutën e 92-të.
Për 29-vjeçarin Vallçi ky ishte asistimi i parë këtë edicion. Ka realizuar edhe katër gola.
St. Galleni ka 52 pikë dhe e zë vendin e tetë. Zurichu ka një pikë më shumë dhe është një pozitë më lartë. Deri në fund të kampionatit ka mbetur edhe një xhiro.