Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Uzuni në vend të Brojës te Shqipëria

Myrto Uzuni

Kombëtarja e Shqipërisë në futboll ka nisur të hënën zyrtarisht grumbullimin për dy ndeshjet e para në edicionin e ri të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Selektori Sylvinho ka bërë ndryshim në listë në ditën e parë të grumbullimit. Në vend të Armando Brojës, Sylvinho ka ftuar Myrto Uzunin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Uzuni mbeti jashtë Evropianit, ndërsa nuk u përfshi as në listën e parë për dy ndeshjet e këtij muaji. Por pasi Broja ka probleme fizike, Uzuni e zë vendin e tij.

Shqipëria më 7 shtator në Pragë luan ndaj Ukrainës. Më 10 shtator e pret Gjeorgjinë në Tiranë.

Ndeshjet i takojnë Grupin 1 të Ligës B të Ligës së Kombeve.