“Hat-tricku” i shënuar nga Myrto Uzuni në fitoren 4:1 ndaj Cartagenas në ndeshjen e xhiros së 12-të të La Liga 2, e ka bërë sulmuesin e Shqipërisë golashënuesin më të mirë të klubit të Granadas, në shekullin 21.
29-vjeçari nga Berati ka 49 gola me fanellën e Granadas në 105 paraqitje.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë vendin e dytë është marokeni Youssef El Arabi me 44 gola, ndërsa nigeriani Odion Ighalo është i treti në këtë statistikë me 38 gola.
Uzuni është edhe golashënuesi më i mirë i huaj i klubit spanjoll.
Aktualisht, Uzuni është golashënuesi i dytë më i mirë i La Liga 2 me 14 gola, një më pak se Luis Suarez, kolumbiani i Almerias.