Futbollisti brazilian Douglas Costa është futur në telashe të mëdha pasi një gjykatë në Porto Alegre, qytet në Brazil, lëshoi urdhëarrest për të për mospagim të kujdesit ndaj fëmijëve në shumën prej 78 mijë eurove, raporton Gazzetta dello Sport.
Situatë e ngjashme ndodhi me të edhe para dy vjetëve kur ai luante te Los Angeles Galaxy në MLS, kur u burgos për 30 ditë.
Urdhërarresti lidhet pikërisht me këtë rast, pasi Costa është paralajmëruar nga gjykata se deri në fund të vitit 2025, nëse e përsërit veprën, do të ndalohet në çdo kohë.
Problemet e tij nuk mbarojnë këtu. Klubi australian Sydney FC, me të cilin nënshkroi vitin e kaluar, njoftoi se e ndërpreu kontratën me pëlqim të ndërsjellë.
“Sydney ka ndërprerë bashkëpunimin me Douglas Costan. Lojtari nuk mund të kthehet në Australi për shkak të problemeve të vazhdueshme ligjore dhe personale në Brazil. Në 25 paraqitje, ai shënoi gjashtë gola dhe shtoi tetë asiste”, njoftoi klubi.
Costa luajti për Shakhtar Donetsk, Bayern dhe Juventus në ditët e tij më të mira si lojtar.