Jan Urban është emëruar selektor i ri i Polonisë, ka njoftuar Federata e Futbollit të Polonisë të mërkurën.
63-vjeçari do ta zëvendësojë Michal Probierzin, i cili dha dorëheqje në muajin qershor pas problemeve që nisën kur vendosi që Robert Lewandowskit t’ia hiqte shiritin e kapitenit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUrban është selektori i pestë i Polonisë prej vitit 2021.
Probierz e ka pasur periudhën më të gjatë me 21 ndeshje, por vendimi për zëvendësimin e Lewandowskit si kapiten bëri që sulmuesi i Barcelonës të mos pranonte të luante derisa ai të ishte në krye të përfaqësueses.
Ndeshja e fundit e Probierzit ishte humbja 2:1 nga Finlanda. Me këtë disfatë, Polonia ka mbetur e treta në grupin kualifikues të Botërorit 2026.
Urban ka luajtur për Poloninë në 57 ndeshje, ndërsa karrierën si trajner e ka nisur tek Osasuna, te të rinjtë dhe ekipi i rezervistëve.
Puna e parë e Urbanit si trajner ishte te Legia e Varshavës në vitin 2007.
Ai ka qenë edhe asistent te Polonia në “Euro 2008”.
Urban e ka fituar titullin me Legian në vitin 2013, në periudhën e dytë të kaluar te kjo skuadër.
Së fundmi ka punuar te Gornik Zabrze, por u shkarkua në muajin prill.