Manchester Unitedi është kthyer te rezultatet pozitive dhe të shtunën e regjistroi fitoren e tretë rresht në Premier League.
Unitedi e mposhti në shtëpi Brightonin me rezultatin 4:2, në kuadër të javës së nëntë.
“Djajtë e Kuq” dy gola i shënuan në pjesën e parë dhe dy të tjerë në pjesën e dytë.
Bryan Mbeumo i shënoi dy gola, kurse nga një i realizuan Matheus Cunha dhe Casemiro.
Për Brightonin golat i shënuan Danny Welbeck dhe Charalampos Kostoulas.
Te mysafirët për shkak të lëndimit mungoi sulmuesi Brajan Gruda.
Unitedi ka 16 pikë dhe është i katërti në tabelë, me tri pikë më pak se lideri Arsenal që nesër luan ndeshjen e mbetur.
Brightoni është në mesin e tabelës me katër pikë më pak.