Përditësim, 19:32 - Manchester Unitedi e ka fituar derbin ndaj Liverpoolit 2:1, kështu duke ia thelluar krizën edhe më shumë “të kuqve”.
Ndeshja e cila u luajt të dielën në “Anfield” i takoi javës së tetë të Premier Leagues.
Liverpooli është në krizë të thellë të rezultateve. Ka katër disfata radhazi. Në tri ndeshjet e kaluara u mposht edhe nga Chelsea, Galatasaray dhe Crystal Palace.
Bryan Mbeumo e kaloi në epërsi Unitedin në minutën e dytë.
Vendësit shifrat i barazuan në minutën e 78-të me golin që e shënoi Cody Gakpo.
Gjashtë minuta më pas, Harry Maguire, e realizoi golin e fitores për “Djajtë e kuq”.
Për Unitedin ishte fitorja e dytë rresht.
Liverpooli me këtë humbje ka rënë në pozitën e tretë me 15 pikë.
Unitedi ka dy pikë më pak në vendin e nëntë.
Unitedi kalon sërish në epërsi
Përditësim, 19:17 - Gjashtë minuat pasi Liverpooli i barazoi shifrat, Manchester Unitedi, ka kaluar sërish në epërsi.
Harry Maguire realizoi për 2:1 në minutën e 84-t.
1-2 Man United ⚪️ #LIVMUN
HARRY MAGUIRE GIVES UNITED THE LEAD AT ANFIELD!! BRUNO WHAT AN ASSIST!! pic.twitter.com/Tw6I9PfPnF— Lowkey Fútbol (@lowkey_Futbol) October 19, 2025
Barazon Liverpooli
Përditësim, 19:10 - Liverpooli i ka barazuar shirat ndaj Manchester Unitedit.
Për 1:1 realizoi Cody Gakpo në minutën e 78-të.
Kjo ndeshje i takon javës së tetë të Premier Leagues.
GAKPO, YOU ARE INSANE!!!!!! pic.twitter.com/nX4zY28Nzt
— Rizy (@Rizy_LFC) October 19, 2025
Unitedi po e fiton derbin pas pjesës së parë
Përditësim, 18:23 - Manchester Unitedi është duke e fituar derbin e zjarrtë anglez ndaj Liverpoolit.
Pas pjesës së parë, “djajtë e kuq” po udhëheqin në “Anfield” me rezultatin 1:0.
Bryan Mbeumo e shënoi golin e vetëm në 45 minutat e para.
Mbeumo shënoi në minutën e dytë.
Raste pati edhe më vonë por gola nuk u shënuan më.
Unitedi e kërkon fitoren e dytë rresht për herë të parë në këtë sezon.
Në xhiron e kaluar fitoi 2:0 ndaj Sunderlandit.
Unitedi kalon herët në epërsi ndaj Liverpoolit
Manchester Unitedi ka kaluar në epërsi qysh në minutën e dytë në derbin ndaj Liverpoolit.
Bryan Mbeumo ishte realizoi i golit për Unitedin.
Kjo ndeshje i takon javës së tetë të Premier Leagues.
BRYAN MBEUMO PUTS MANCHESTER UNITED AHEAD WOW. pic.twitter.com/BC9I8lP7Gv
— (fan) Frank 🧠🇵🇹 (@AmorimEra_) October 19, 2025