Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi interesohet për Donnarumman

Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma

Foto: Associated Press

Portieri Gianluigi Donnarumma mund të largohet nga Paris Saint-Germaini në afatin kalimtar të kësaj vere. Donnarummas kontrata me Parisin i përfundon në verën e vitit të ardhshëm. 

“Sky Sports” ka raportuar të premten se Manchester Unitedi po e kërkon italianin Donnarumma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Aktualisht portier i parë i Unitedit është Andre Onana. 

Donnarumma vlerësohet shumë i rëndësishëm për Parisin. 

Ka kohë që kanë filluar negociatat mes drejtuesve të gjigantit francez dhe menaxherit të Donnarummas për vazhdimin e kontratës. Por deri më tani nuk ka asgjë zyrtare. 

26-vjeçari është prej portierëve më të mirë në botë. Ai në edicionin e kaluar me Parisin e fituan tripletën. 

Te PSG-ja u transferua në vitin 2021 nga Milani.