Ndeshje dramatike u zhvillua në “Old Trafford”, por fitues në fund doli Manchester Unitedit.
Unitedi mposhti Newcastlen 3:2, në ndeshjen e mbetur të xhiros së 34-t të Premier Leagues.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe këtë fitore, Unitedi që është edhe në finale të Kupës FA, mban gjallë shpresat për kualifikim në garat evropiane.
Kobbie Mainoo në minutën e 31-të shënoi për Unitedin, kurse shifrat i barazoi Anthony Gordon.
Amad Diallo në minutën e 57-të dhe Rasmus Hojlund në minutën e 84-t realizuan për 3:1.
Lewis Hall e shënoi edhe një gol për mysafirët, por nuk ishte i mjaftueshëm për ta shmangur disfatën.
Newcastle në vendin e shtatë dhe Unitedi në të tetin kanë nga 57 pikë, tri më pak se Chelsea që është në vendin e gjashtë, që dërgon në kualifikimet e Ligës së Konferencës.