Manchester Unitedi ka vendosur që të mos vazhdojë me sulmuesin Jadon Sancho. Të dielën mediumet angleze kanë raportuar se drejtuesit e Unitedit janë të vendosur që ta shesin Sanchon për 40 milionë euro.
Unitedi e bleu nga Dortmundi sulmuesin anglez për 85 milionë euro në verën e vitit 2021. Te Unitedi nuk dëshirojnë ta mbajnë më gjatë sulmuesin e krahut, të cilin e huazuan te Borussia Dortmundi në janar të këtij viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSiç raportohet në Angli, tek Unitedi nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e 24-vjeçarit.
Sancho me Unitedin ka kontratë deri në qershor të vitit 2026. Me fanellën e Dortmundit në edicionin 2023/2024 ka shënuar tri herë dhe ka kontribuar me tri asistime në 21 ndeshje të zhvilluara.