Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Unitedi dëshiron të bëjë ndryshime të mëdha në skuadër

Ruben Amorim

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te Manchester Unitedi po mendojnë të bëjnë ndryshime drastike në skuadër.

Trajneri i Unitedit, Ruben Amorim, po planifikon t’i largojë deri në dhjetë futbollistë nga skuadra.

Kështu ka raportuar të martën “Blick”.

“Unë jam shumë i sinqertë me lojtarët e mi dhe ata e dinë se disa prej tyre do të duhet të largohen në fund të sezonit”, ishte shprehur Amorim në fillim të këtij muaji.

Futbollistë që priten të largohen përfundimisht nga Unitedi janë Marcus Rashford, që është i huazuar tek Aston Villa, Antony që luan te Real Betisi po ashtu si i huazuar, Jadon Sancho i huazuar te Chelsea, Casemiro, Tyrell Malacia, Altay Bayindir, Victor Lindelof dhe Christian Eriksen.

Jonny Evans dhe Tom Heaton priten t’i japin fund karrierës në fund të edicionit aktual.

Unitedi nuk është duke u shfaqur shumë pozitivisht në Premier League.

Pas 29 ndeshjeve të zhvilluara renditet në pozitën e 13-të me 37 pikë.