Manchester Unitedi ka bërë ofertë zyrtare për sulmuesin e RB Leipzigut, Benjamin Sheshko. Unitedi ka ofruar 85 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e qendërsulmuesit. Kështu ka shkruar të martën eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.
Sheshko me shumë gjasa do të largohet nga Leipzigu në afatin kalimtar të kësaj vere. Mësohet se edhe vetë slloveni e dëshiron kalimin tek Unitedi.
Për 22-vjeçarin interesim të vazhdueshëm ka shprehur edhe skuadra tjetër angleze, Newcastle United.
Si Unitedi ashtu edhe Newcastle ka dërguar ofertë për sulmuesin e talentuar.
Sheshko me klubin gjerman ka kontratë deri në vitin 2029.
Reprezentuesi i Sllovenisë pjesë e Leipzigut është nga viti 2023 kur u transferua për 24 milionë euro.