Çmimi “Ylli i Javës” i ka takuar futbollistit të Drenicës, Kreshnik Ukës.
Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar të hënën se Uka është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 13-të të Superligës së Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoUka ishte prej më meritorëve që Drenica të shtunën e mposhti Ballkanin me rezultatin, 2:0. 30-vjeçari Uka kontribuoi me një gol.
“Jam shumë i lumtur që kam ndihmuar ekipin me golin tim dhe uroj të vazhdojmë me paraqitje të njëjta. Ekipi ynë, me ardhjen e kryesisë së re, ka pësuar ndryshime të mëdha dhe aktualisht jemi ende duke u komponuar, por duket se e kemi gjetur mënyrën e lojës. Falënderoj bashkëlojtarët për punën që po bëjnë dhe tifozët ‘Shqiponjat e Zeza’ për mbështetjen e vazhdueshme”, ka thënë Uka për faqen zyrtare të FFK-së.