Konfederata evropiane e futbollit, UEFA, si gjithnjë, zgjedh më të mirët e ndeshjeve.
Njësoj ka bërë edhe të mërkurën mbrëma, pas dy ndeshjeve çerekfinale.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë i miri i ndeshjes Barcelona – Atletico Madrid që përfundoi 2:0 në të mirë të mysafirëve, u shpall sulmuesi Julian Alvarez.

“Në ndeshje si këto, me ekipe që e njohin mirë njëri-tjetrin, ndonjëherë duhet të dhurosh momente të veçanta. Alvarez shënoi në mënyrë magjike nga gjuajtja e lirë. Julian Alvarez e shijoi momentin pas shënimit nga gjuajtja e lirë për t’ia shtruar rrugën Atleticos drejt një fitoreje të rrallë në Barcelonë. Është fitorja e parë e Diego Simeones në ‘Camp Nou’ qëkur u bë trajner i Atleticos”, ka shkruar UEFA.
Më pas, UEFA ka bërë një tjetër postim për sulmuesin argjentinas, duke treguar se Julian Alvarez i ka 15 gola në 18 ndeshjet e fundit të Championsit.
Ndërkohë në ndeshjen tjetër mes PSG-së dhe Liverpoolit, që përfundoi 2:0 po ashtu në të mirë të parisienëve, më i miri ishte Khvicha Kvaratskhelia.

“Në paraqitje e shkëlqyer në pjesën e dytë u kurorëzua me gol fantastik. Futbollisti i papërshtatshëm i krahut krijoi disa shanse dhe bëri kontribut të madh disa herë në mbrojtje”, ka shkruar UEFA për yllin gjeorgjian.