UEFA do të nis hetimet për pretendimet se Vinicius Junior i Real Madridit është fyer në baza racore në ndeshjen ndaj Benficas.
Viniciusi realizoi gol të mrekullueshëm në fitoren 1:0 të martën mbrëma në Lisbonë, në ndeshjen e parë të plejofit të fazës nokaut të Championsit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, fitorja e Real Madridit u la nën hije pas akuzimeve të sulmuesit brazilian se u fye në baza racore nga Gianluca Prestianni i Benficas.
Prestianni mund të dënohet me 10 ndeshje nëse shpallet fajtor për fyere racore, sipas kodit disiplinor të UEFA-s.
Trupi qeverisës i futbollit evropian ka bërë të ditur të mërkurën se do të bëj hetim të veçantë dhe është në mbledhje të evidencave.
“Inspektori Etik dhe Disiplinor i UEFA-s është caktuar për të hetuar akuzat për sjellje diskriminuese gjatë ndeshjes së plejofit të fazës nokaut ndërmjet Benficas dhe Real Madridit. Informatat e mëtejme në lidhje me këtë çështje do të vihen në dispozicion në kohën e duhur”, ka shkruar UEFA të mërkurën.
Ndeshja kthyese do të luhet të mërkurën e ardhshme.