Shqipëria ka marrë të premten urime të shumta për 28 Nëntorin, Ditën e Pavarësisë.
Në mesin e shumë urimeve për nder të 113 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, ishte edhe ai i UEFA-s.
Konfederata Evropiane e Futbollit në postimin e bërë në rrjetet sociale, e ka përmendur edhe Serbinë, përkatësisht organizimin e përbashkët të Euro 2027.
“Urime Ditën Kombëtare, Shqipëri! Shtet me pasion për futbollin, ju dhuruat kujtime të paharrueshme në EuroU17. Tani duke u përgatitur për EuroU21 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë në skenën evropiane edhe një herë tjetër”, ka shkruar UEFA duke postuar fotografi nga festa e futbollistëve, futbollisteve dhe tifozëve kuqezi.
