Konfederata Evropiane e Futbollit (UEFA) ka dalë me njoftim për organizimin e përbashkët të Evropianit 2027 për futbollistët deri në 21 vjet.
UEFA ka bërë të ditur se vendimi për t’ia besuar Evropianin U21 Shqipërisë dhe Serbisë u vendos nga Komiteti Ekzekutiv.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s u mblodh sot dhe vendosi për nikoqirët e turneut final të Kampionatit Evropian U21 të vitit 2027. Pas dorëzimit të një dosjeje të vetme të përbashkët, Federatat Shqiptare dhe Serbe e Futbollit u caktuan si mikpritëse për Evropianin e vitit 2027 të turneut. Turneu me 16 ekipe është planifikuar të luhet në katër stadiume në Shqipëri (Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Rrogozhinë) dhe katër stadiume në Serbi (Novi Sad, Loznicë, Leskovc dhe Zajeçar). Ndeshja hapëse do të zhvillohet në Serbi dhe finalja do të zhvillohet në Shqipëri”, shkruan ndër të tjera UEFA.