Futboll

Udhëtim i vështirë për Liverpoolin

Liverpool

Udhëtim të vështirë do të ketë Liverpooli në kuadër të xhiron e 17-të të Premier Leagues. Liverpooli takohet me Tottenhamin, që për kundërshtar do ta ketë edhe në gjysmëfinale të Kupës së Ligës.

Ndeshja Tottenham – Liverpool zhvillohet të dielën nga ora 17:30 dhe e mbyll xhiron interesante në Premier League. 

“Të kuqtë” vlerësohen favoritë para kësaj ndeshjeje, por Tottenhami shfaqi lojë të mirë ndaj Manchester Unitedit të enjten mbrëma, kur fitoi 4:3 në çerekfinalen e Kupës së Ligës.

Liverpooli është i pari në tabelë dhe ka 36 pikë nga 15 ndeshje. Chelsea është në vendin e dytë me 34 pikë, nga 16 ndeshje të luajtura.

Në 23 ndeshjet e fundit Liverpooli ka arritur 20 fitore.

Në ballafaqimet e ndërsjella, Tottenhami i ka fituar vetëm dy nga 25 takimet e fundit të zhvilluara ndaj Liverpoolit në të gjitha garat, ndërsa ka 17 humbje. Gjashtë ndeshje tjera janë mbyllur baras.

Liverpooli në gjysmëfinale të “Carabao Cup” e mposhti Southamptonin, 2:1.

Në këtë periudhë të kampionatit, Liverpooli nuk ka qenë i pari që prej vitit 2020.

Nëse fiton do ta përsëriste atë sukses.

Tottenhami është i dhjeti me 23 pikë nga 16 ndeshje.

Xhiroja do të hapet me ndeshjen Aston Villa – Manchester City, që luhet të shtunën nga ora 13:30.

Kampioni në fuqi i Anglisë, City, në 11 ndeshjet e fundit në të gjitha garat e ka vetëm një fitore, tetë humbje e dy barazime.

Renditet i pesti me 27 pikë.

Arsenali të shtunën nga ora 18:30 luan në udhëtim te Crystal Palace, ndërsa ndeshja tjetër interesante, Everton – Chelsea, zhvillohet të dielën nga ora 15:00.

Manchester Unitedi takohet të dielën me Bournemouthin, nga ora 15:00.