Kampioni i Francës, Paris Saint-Germaini, ka shënuar fitore shumë të thellë në derbin e Francës.
PSG-ja mposhti Maresillen me rezultat 5:0.
Klasikja e Francës u zhvillua të dielën mbrëma dhe i takoi javës së 21-të elitës franceze të futbollit.
Në derbin francez shkëlqeu “Topi i Artë”, Ousmane Dembele. Ai realizoi dy gola dhe kontribuoi me një asistim.
Dembele shënoi golin e parë në minutë ne 12-të, kurse të dytin në minutën e 37-të.
Në minutën e 64-t Facundo Medina realizoi autogol për rezultatin 3:0.
Francezi Dembele asistoi për golin e katërt në minutën e 66-të të realizuar nga Khvicha Kvaratskhelia.
Me fitore, Parisi është bërë lider i Francës me 51 pikë.
Marsielle zë vendin e katërt me 39 pikë.