Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Turqit e Benficas heshtin Beogradin

Benfica

Foto: Associated Press

Benfica nuk ka lejuar befasi të enjten mbrëma. 

Ashtu si pritej, Benfica fitoi ndaj Cërvena Zvezdës në Beograd në ndeshjen e xhiros së parë të Ligës së Kampionëve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Skuadra portugeze fitoi me rezultatin 2:1. 

Ndeshja u vendos nga lojtarët turq të Benficas. Për 1:0 shënoi Kerem Akturkoglu në minutën e nëntë.

Për 2:0 në të mirë të Benficas realizoi Orkun Kokçu në minutën e 29-të. 

Golin e vetëm për skuadrën vendase e shënoi Felicio Milson në minutën e 86-të.