Trajneri kroat, Igor Tudor, ka debutuar me fitore te skuadra e Juventusit.
Juventusi të shtunën mbrëma e mposhti Genoan në shtëpi me rezultatin 1:0.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKjo ndeshje i takoi javës së 30-të të Serie A.
Tudor u zyrtarizua trajner i “Zonjës së Vjetër” pas shkarkimit të Thiago Mottas.
Për Juventusin ishte fitorja e parë pas dy disfatave radhazi.
Golin e fitores për vendësit e realizoi sulmuesi i talentuar turk, Kenan Yildiz, në minutën e 25-të.
Juventusi pas 30 ndeshjeve të zhvilluara ka 55 pikë në pozitën e pestë.
Genoa e zë vendin e 12-të me 35 pikë.