Futboll

Tuchel për Shqipërinë: Shihemi në Botëror

Thomas Tuchel

Përzgjedhësi i Anglisë në futboll, gjermani Thomas Tuchel, e ka përgëzuar Shqipërinë për të dyja paraqitjet. 

Ai pas ndeshjes dha mesazh të fuqishëm për cilësinë që ka Shqipëria, dhe beson se e ka rastin për të avancuar në Botërorin 2026 nëpërmjet plejofit në muajin mars. 

Anglia i fitoi të dyja përballjet me Shqipërinë, 2:0. 

“Nuk ishte e lehtë, nuk kemi pritur të jetë lehtë. E dinim se do të ishte e vështirë pasi luajtëm në një stadium të mbushur plot, me tifozë me plot emocione. Ne kemi luajtur lojë të mirë, kemi luajtur lojë të shkëlqyer. Shënuam dhe ajo ishte e rëndësishme. Më pas u bë e lehtë. Jam krenar për suksesin në gjithë kampanjën. Të gjithë kanë punuar fort dhe jam shumë i kënaqur me arritjet. Të dyja ndeshjet me Shqipërinë kanë qenë të vështira. Shqipëria dhe Serbia ishin kundërshtarët kryesorë të grupit. Por, lojtarëve u takon merita. Skuadra ka përparuar shumë, por ka mundësi për të bërë edhe më shumë. E përgëzoj Shqipërinë dhe shihemi në Botëror. Mundësia ekziston, bashkë me cilësinë që e ka në ekip”, ka theksuar Tuchel pas ndeshjes.

Lexo përditësimet tjera
Shqiperia - Anglia

Shqipëria nuk ia del me Anglinë, tani e pret shortin për plejof

Shqipëria ka mbetur “duarthatë” nga përballja me Anglinë, ndonëse u mbajt deri në minutën e 74-t.Të...