Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Tre shqiptarë ftohen te Zvicra U21

Dion Kacuri

Dion Kacuri

Zvicra U21 ka ftuar tre shqiptarë për ndeshjet kualifikuese për Evropianin 2027, që do të organizohet në Shqipëri e Serbi.

Në listën e helvetëve janë portieri 19-vjeçar Gentrit Muslija, mesfushori 21-vjeçar Dion Kacuri e sulmuesi 20-vjeçar Labinot Bajrami.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Muslija luan te Wili i Zvicrës, Kacuri te Baseli e Bajrami te Helmondi holandez.

Më 10 tetor, Zvicra U21 pret Islandën, ndërsa pas katër ditëve udhëton te Ishujt Faroe.