Ndeshje shumë dramatike ishte ajo mes Club Brugge dhe Barcelonës. Sfida e xhiros së katërt të Championsit, e luajtur të mërkurën mbrëma në Belgjikë, nuk dha fitues. Përfundoi 3:3.
Kështu Barcelona ka lëshuar pikë të rëndësishme.
Portugezi Carlos Forbs ka shkëlqyer te Brugge.
Ai në minutën e gjashtë asistoi për Nicolo Tresoldi që shënoi për 1:0.
Menjëherë në minutën e tetë Barcelona barazoi në 1:1. Ferran Torres ishte realizator.
Për 2:1 në të mirë të skuadrës belge shënoi 21-vjeçari Forbs në minutën e 17-të.
Barcelona është dashur të presë deri në minutën e 61-të për të barazuar në 2:2. Lamine Yamal shënoi me goditje nga zona.
Por menjëherë në minutën e 64-t për 3:2 realizoi Forbs.
Fati nuk ishte me Bruggen në minutën e 77-të. Pas një krosimi të Yamalit, Christos Tzolis shënoi autogol për 3:3.
Në minutat shtesë Brugge shënoi për 4:3. Por goli u anulua për faul ndaj portierit të Barcelonës, Wojciech Szczesny. Pikërisht gabimi i portierit me përvojë solli golin që më pas u anulua.
Barcelona për herë të dytë ka lëshuar pikë këtë edicion. Mban vendin e 11-të me shtatë pikë.
Brugge është në vendin e 22-të me katër pikë.
Autogol, barazohet sërish rezultati në ndeshjen Club Brugge – Barcelona
Autogol, barazohet sërish rezultati në ndeshjen Club Brugge – Barcelona
Është barazuar në 3:3 rezultati në ndeshjen Club Brugge – Barcelona.
Christos Tzolis i Brugget shënoi autogol në minutën e 77-të.
E pabesueshme, Brugge shënon golin e tretë ndaj Barcelonës
Club Brugge e ka kthyer epërsinë në ndeshjen ndaj Barcelonës. Për 3:2 shënoi Carlos Forbs në minutën e 64-t të ndeshjes së Championsit.
Barça barazoi në 2:2 vetëm në minutën e 61-të.
Barazon Barça, shënon Yamal
Lamine Yamal ka shënuar gol të bukur për të barazuar rezultatin në 2:2 në ndeshjen e Barcelonës ndaj Club Brugge.
Yamali shënoi në minutën e 61-të të ndeshjes në Belgjikë.
Tre gola të shpejtë, Club Brugge po e befason Barcelonën
Club Brugge është duke fituar ndaj Barcelonës 2:1, ndonëse janë zhvilluar vetëm 18 minuta lojë.
Nicolo Tresoldi në minutën e gjashtë shënoi për vendësit, kurse Ferran Torres i barazoi shifrat dy minuta më pas.
Por pas një kundërsulmi të shpejtë, Carlos Forbs shënoi për mrekulli, për ta kaluar në epërsi Club Bruggen.
Ndeshja i takon xhiros së katërt të fazës së ligës, në Ligën e Kampionëve.