Transferimi i futbollistit të Kosovës, Meriton Korenica, te DC United, është çështje ditës. Kështu ka thënë pronari i Clujit, Nelutu Varga për mediumin rumun “Fanatik”. “Ka shanse të mira që Korenica të transferohet te DC United. Është çështje ditësh”, ka thënë Varga për Fanatik.
Mediumi rumun ka raportuar se klubi amerikan do të paguajë 4 milionë dollarë për Korenicën.
“Bisedimet ndërmjet Clujit dhe DC Unitedit janë në një fazë jashtëzakonisht të avancuar dhe ekipi i MLS-së është gati të paguajë 4 milionë dollarë klubit rumun. Cluji po ashtu do të mbajë 25 % të kartonit të mesfushorit kosovar”, shkruan “Fanatik”. “Trajneri i DC United, Rene Weiler, pëlqen mesfushorin e Clujit dhe po shtyn përpara transferimin e tij, gjë që mund të ndodhë në ditët në vijim. Nëse marrëveshja arrihet, Meriton Korenica do të ketë pagë vjetore prej 800 mijë dollarësh”.