Dinamo e Zagrebit ka bërë përforcim të madh.
Gjiganti kroat e ka prezantuar Ismael Bennacerin, të cilin e ka huazuar nga Milani për një edicion.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMesfushori është prej lojtarëve më të rëndësishëm të Algjerisë.
Dinamo e ka opsionin e blerjes së kartonit të Bennacerit.
Ai i ka 137 paraqitje në Serie A dhe në gara evropiane për Milanin. Ishte lojtari më i mirë i Kupës së Afrikës në vitin 2019. Më pas bëri transferimin nga Empoli te Milani.
Bennacer ka luajtur huazim te Marseille dhe ishte prej lojtarëve më të mirë në elitën franceze.
“Ardhja e tij paraqet përforcim të madh për klubin tonë dhe hap të rëndësishëm në forcimin e skuadrës për sfidat e radhës”, ka shkruar Dinamo.