Lideri i kampionatit elitar të Belgjikës, Royale Unioni, është në kërkim të Besfort Zenelit, vëllait të Arbër Zenelit.
Dhe për raportimet e fundit për një kalim të mundshëm të Zenelit te Royale Unioni, ka folur vetë trajneri i skuadrës, David Hubert.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk flas suedisht dhe lexoj shumë pak mediumet në Belgjikë. Përderisa lojtari nuk ka nënshkruar me klubin, nuk ka pse të flasim për këtë çështje. Në secilin afat kalimtar, lojtarët vijnë e largohen. Synimi i çdo klubi është që të përforcohet”, ka deklaruar trajneri Hubert, shkruan “voetbalprimeur.be” të enjten.
Besfort Zeneli ka luajtur për grupmoshën U21 të Kosovës, ndërsa më pas vendosi ta përfaqësojë Suedinë. Me Suedinë, mesfushori 23-vjeçar i ka pesë paraqitje.