Futboll

Trajneri i Realit e krahason Mbappen me Ronaldon

Kylian MBappe

Sulmuesi francez, Kylian Mbappe, realizoi gol të dielën në fitoren 2:0 të Real Madridit ndaj Valencias.

Për Mbappen ishte goli i 38-të në të gjitha garat këtë edicion. Ai ka edhe pesë asistime.

Trajneri i Realit, Alvaro Arbeloa, e ka krahasuar Mbappen me yllin Cristiano Ronaldo. Ronaldo është legjendë e “Los Blancos”.

Arbeloa mendon se Mbappe mund t’i thyejë rekordet e Ronaldos.

“Arritjet e Cristianos ishin diçka jashtë normales, thuajse të pamundura për t’u përsëritur. Por nëse ka dikush që mund t’i afrohet, ai është Kyliani. Aktualisht, për atë që po tregon ndeshje pas ndeshjeje dhe ditë pas dite, ai është lojtari më i mirë në botë. Mbappe ka ende shumë rrugë për të bërë, sepse Cristiano ishte në nivelin më të lartë për shumë vjet, por ai ka cilësitë për të ndjekur të njëjtën rrugë dhe kurrë nuk i dihet nëse një ditë mund ta tejkalojë”, ka thënë Arbeloa, shkruajnë të hënën mediumet spanjolle.

27-vjeçari Mbappe është duke e kaluar edicionin e dytë me klubin mbretëror.